Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke treguar edhe rolin kyç që e ka pas Bashkësia Islame para dhe pas lufte.
“Sot në ditën e Fitër Bajramit erdhëm te myftiu Tërnava që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vie pas muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, me të cilën qytetarët kanë treguar besim, solidaritet…Myftiu na tregoi se sa shumë është rritur solidariteti te njeriu gjatë këtij muaji. U dëshiroj festë të gëzuar e çaste të lumtura të gjithë besimtarëve. Zoti ua bëftë kabull të gjithë agjëruesve. Me myftiun Tërnava njihemi që nga vitet e 90-ta. Që nga paslufta 37 hoxhallarë i kemi dëshmorë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...