Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtori të tij vizitoi për ngushëllime familjen Petrovci në Prishtinë.
Me këtë rast, ai i shprehu familjes dhe miqve të tij edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
Në librin e kujtimeve kryeministri shkroi:
“Kontributi i Enver Petrovcit për artin e kulturën, arsimin dhe emancipimin është edhe i madh saqë i pamatshëm, edhe cilësor saqë i pashlyeshëm. I kishte të tria: mendjen, zemrën dhe shpirtin. Na i dha neve për jetë e mot”./Arbresh.info/

Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private