Në vazhdën e aktiviteteve të sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi edhe kompaninë “Afro Fungo” në Karaçevë të Epërme, ndërmarrje e njohur për mbledhjen dhe përpunimin e kërpudhave dhe frutave të imëta.
Atje kryeministri Kurti, u njoftua se kjo kompani ka kapacitet ruajtje 300 deri në 500 ton dhe prodhim vjetor të kërpudhave deri në 15 ton, shkruan Arbresh.info.
Kompania e Driton Ramadanit operon që nga viti 2005, dhe aktualisht ka 5 punëtorë të rregullt dhe punëson deri në 15 punëtorë sezonal.
Produktet e kësaj kompanie shpërndahen kryesisht në tregun e Kosovës, si dhe eksportohen edhe në disa shtete evropiane, përfshirë Italinë, Gjermani, Hungarinë e Austrinë./Arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...