Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizituan Inspektoratin Policor të Kosovës, ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.
Sipas njoftimit, në takim u prezantuan angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023 si dhe prioritetet e vitit 2024,s hkruan Arbresh.info.
“Profesionalizmi dhe angazhimi i Inspektoratit Policor të Kosovës reflekton në efikasitetin dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara.
Kryeministri shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre dhe falënderoi Inspektoratin dhe përfaqësuesit për bisedën dhe përkushtiin e vazhdueshëm ku ofroi mbështetjen e mëtutjeshme në realizimin e detyrave të tyre./Arbresh.info/



21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...