Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën sot gurthemelin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nuhi Gashi”, në fshatin Bradash.
Objekti i ri i shkollës, që mban emrin e mësuesit të devotshëm Nuhi Gashi, i cili qe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, do ketë një hapësirë prej 1,330 m² brenda së cilës nëntë klasa mësimi dhe një sallë të arsimtarëve, dhoma të veçanta për kabinetet e shkencave natyrore dhe shoqërore, hapësira të nevojshme për administratë, dhe tualete sipas standardeve bashkëkohore, përfshirë edhe ato për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky është një investim i Komunës së Podujevës në vlerë prej 624,249.74 euro. Punimet pritet të kryhen brenda dy vjetëve.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës së re, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të kuvendit, drejtorë të komunës, asamblistë, mësimdhënës, nxënës, e banorë të
Bradashit, kryeministri tha se ndërtimi i objektit të ri shkollor përbën një lajm të mirë për arsimin, për Bradashin, për Podujevën dhe për të gjithë prindërit, të cilët do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollën “Nuhi Gashi”. Ai falënderoi komunën për investimin dhe fshatin, i cili ka kontribuuar, është interesuar dhe angazhuar që të arrijnë deri te vendosja e gurthemelit të shkollës së re.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u shpreh se në Komunën e Podujevës gjatë këtyre viteve ka pasur një investim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Ajo tha se vetëm nga Ministria e Arsimit janë investuar më shumë se 8.5 milionë euro, janë ndërtuar pesë shkolla e tre çerdhe, teksa theksoi rëndësinë që krahas infrastrukturës moderne që po mundësohet nga ana e qeverisë e ministrisë edhe mësimdhënësit të japin më të mirën e tyre që të kemi rezultate sa më të mira të nxënësve.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se ky është objekti i nëntë shkollorë në këto pesë vjet të qeverisjes, dhe se po punohet bashkë edhe me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit që çdo ditë e më shumë të krijohen kushte sa më të mira për nxënësit tanë. /Arbresh.info

Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...