Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin e tyre ndaj Serbisë, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti, shkruan se varrezat e hapura në Kosovë ende po presin të vërtetën.
“Varret e hapura në Kosovë presin të vërtetën. Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime. Pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Kurti.
I pari i qeverisë, shkruan se nënat presin ditën kur do të vendosin nga një lule në kujtim të më të dashurve të tyre, që u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga autoritetet e Serbisë, urdhërdhënëse dhe ekzekutore.
“Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato. Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime” shkruan ai./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...