Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Karol Nawrockin për zgjedhjen e tij si President i i Polonisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe rolin gjithnjë në rritje të Polonisë në skenën evropiane.
“Urime Karol Nawrocki për zgjedhjen tuaj si President i ardhshëm i Polonisë. Gjatë vizitave të mia në , kam parë përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe rolin e tij gjithnjë më të madh në Evropë. Pres me padurim të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, shkroi Kurti.
Në përgjigje ndaj këtij urimi, presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kryeministrit Kurti dhe ka theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mesazhin tuaj, Kryeministër @albinkurti; edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin për ta sjellë Poloninë dhe Kosovën më afër njëra-tjetrës”, ka shkruar Nawrocki.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...