Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se nga mbrëmë besimtarët mysliman janë bërë gati për një muaj të veçantë, muajin e Ramazanit, shkruan arbresh.info
“Besimtarët myslimanë sonte po bëhen gati për një muaj të veçantë, muajin e Ramazanit. Prej sot, përditshmëria e tyre ndryshon. Me vullnet e në formë sakrifice, privojnë veten nga ngrënia e pija, me urimin se me perëndimin e diellit kalon etja e arrihet shpërblimi”, shkruan Kurti.
Sipas Kurtit ky Ramazan e gjen Kosovën shumë më të mirë të shëndetit publik, krahasuar me vitin e kaluar kur ishte pandemia Covid-19.
“Ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik dhe do të na ngjanë më shumë me ata që kemi jetuar para pandemisë. Të gjithë besimtarëve myslimanë, ju qoftë i lehtë agjërimi, e ju bëftë mirë syfyri i parë”, shkruan Kurti./arbresh.info/
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...