Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, atje, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor, shkruan Arbresh.info.
Aty do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.
“Bashkëbisedimi do të transmetohet drejtpërdrejt në webfaqen zyrtare të ODI dhe përmes Zoom-it në vjegëzën më poshtë nesër, 23 maj, nga ora 17:30 sipas orës lokale:”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...