Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të gjeneratës së vitit 2025 të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
“Nga 23 programe studimi në gashtë fakultete të ndryshme, me mbi katër mijë studentë aktiv gjithsejtë, 450 studentë dalin sot me diplomë në dorë. E njoh ndjenjën e finalizimit të një pune të madhe, sidomos diplomimi i cili shtron rrugën e jetës si asnjë proces e projekt tjetër. Pavarësisht nëse kjo është diploma e parë apo e fundit që e merrni, para jush keni një të ardhme dinjitoze. Ligjëratat, provimet dhe çdo aspekt i jetës universitare janë gurët e bazamentit intelektual e shoqëror që keni vendosur këtu dhe keni ndërtuar këtu dhe ngado që do të shkoni”, u shpreh Kurti në adresimin e tij para studentëve dhe stafit akademik.
Ai u dha lëvdata studentëve për aktivitetet e larmishme të universitetit tuaj, që nga panairi i punës e i karrierës dhe promovimi i botimeve të reja, e deri te shfaqja e “Tartufit” klasik të Molierit nga studentët tuaj të Filologjikut para 10 ditësh, teksa shtoi se në qarqet e ngritura akademike tashmë është e qartë se dija dhe avancimi më së miri realizohen në mënyrë ndërdisiplinare, aty ku shkenca dhe arti pra ngërthehen bukur duke plotësuar njëra tjetrën.
“Të jeni krenarë për emrin e Universitetit tuaj dhe ta gëzoni diplomën nga ky Universitet. Suksese të gjithëve! E ju faleminderit nga zemra për ftesën, mikpritjen dhe vëmendjen”, tha kryeministri Kurti në përfundim të adresimit të tij./Arbresh.info/



Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK