Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi të dielën shtetin Iowa në SHBA.
Kurti përmes një postimi në “Twitter”, iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.
“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se, tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë. /arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...