Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar katër etapa përgatitore që janë të domosdoshme në Kosovë para çdo dialogu të ri me Kosovën, gjithashtu, 3 debate që duhet të zhvillohen.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:
1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;
2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;
3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;
4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.
Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:
1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;
2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;
3) Me BE-në si ndërmjetësuese.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...