Pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti tha se 10 milionë euro janë ndarë për të blerë ambasadat e Kosovës në vendet mike.
“Ne po i ndajmë 10 milionë për vitin e ardhshëm dhe do ta shohimtë blejmë për ambasadat nga vendet aleate. Ngadalë por sigurt e qe besa edhe jo aq ngadalë do të fillojmë me blerjen e këtyre ambasadave në vendet mike”, tha ai.
Sipas tij për shkak të mundësisë së rritjes së çmimit, s’mund të paralajmëroj se në cilin qytet do të blihet ambasada.
“Nuk është mirë të paralajmërojmë blerjen e ambasadave sepse çmimet mund të rriten dhe nëse unë e paralajmëroj që në filan qytetin do ta blejmë ambasadën automatikisht rritet çmimi”, tha Kurti./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...