Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektroteknike po merr hov të ri.
Sipas Kurtit, në shkallë regjioni, Kosova ka shtrirjen më të madhe të internetit në amvisëri dhe biznese.
“Duke e mbështetur me kredi, operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigantët teknologjikë nga Suedia e Kroacia po i modernizon shërbimet 4G dhe 5G në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni njoftimet nga Telekomi për modernizimin e shërbimeve të Valës në të gjitha komunat, përfshirë ato veriore si rezultat i investimeve të cilat po bëhen”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...