Të dielën do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kosovës, ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.
Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se kjo mbledhje e Këshillit do të mbahet për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen qytetarëve serbë që hynë në territorin e Kosovës.
“Mbledhje të Këshillit të Sigurisë do të kemi me krerët e autoriteteve dhe me disa ministra. Do të diskutojmë për çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk i pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin. Kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, ka thënë ai.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...