Kryeministri, Albin Kurti, do të presë në takim përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Takimi është thirrur për në orën 09:00.
Një ditë më parë, veteranët e UÇK-së protestuan për rreth tetë orë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.
Ata duan tërheqjen e këtij ligji dhe përfshirjen e pensioneve të tyre në lartësinë e njejtë të pagës minimale.
Protesta e tyre përfundoi kur Kuvendi ndërpreu punimet e seancës, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojnë me bllokime deri të gjendet një zgjidhje për veteranët e UÇK-së./arbresh.info/
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...