Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe OSBE-së.
Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.
Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
Gjithashtu, Kurti tha se propozimi europian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother