Kurti takon kongresistin amerikan, flet për rrezikun që parqet alenaca Serbi-Rusi për Ballkanin Perëndimor

12:46 | 18 Maj 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Washington D.C, ka takuar kongresistin Jim McGovern, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Rregulla të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për invazionin rus në Ukrainë, ku Kurti theksoi reagimin e menjëhershëm të qeverisë, duke u rreshtuar krah ShBA-së dhe BE-së, me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes për Ukrainën.

I pari i qeverisë foli edhe për rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak, sipas tij, të lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë, në veçanti asaj ushtarake.

“Aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka thënë kryeministri. Këtë e ka mbështetur në veprimet që ndërmori Serbia kur Kosova mori masat e reciprocitetit në lidhje me targat e përkohshme”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Tutje, Kurti tha se kur Kosova mori masat e reciprocitetit në lidhje me targat e përkohshme, Serbia e përshkallëzoi këtë cështje në një provokim ushtarak, duke fluturuar helikopterë ushtarakë të dhuruara nga Rusia dhe avionë luftarakë Mig-29 afër pikës kufitare në Jarinje.

“kryeministri Kurti ka shtuar se ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan Harçenko, e ka vizituar pikën kufitare së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, për të inspektuar grumbullimin e trupave ushtarake serbe atje”, thuhet në komunikatë.

Më tej, kreu i qeverisë tha se një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do ta zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë. /arbresh.info/