Në margjinat e konferencës Vienna Economic Talks, që po mbahet sot në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Presidentin e këtij Forumi, ambasadorin Victor Jackovich si dhe anëtaren e Bordit dhe sekretaren e përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, ambasadoren Elen Kirtcheva.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti u uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për bashkëpunimin në organizimin e konferencës së sotme.
Ai po ashtu i falënderoi për çmimin që iu nda Kosovës në 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe anëtarësinë në këtë forum.
Kryeministri bashkë me presidentin Jackovich dhe ambasadoren Kirtcheva, diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm, për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen si dhe për rolin edhe më të madh që Kosova mund luaj si anëtare e këtij forumi.
Sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në bashkëorganizim me Zyrën e Kryeministrit po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023, ku po marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit të bizneseve./Arbresh.info/



Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...
Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-...
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...