Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim disa nga profesorët e tij të kohës së studimeve.
Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Ahmet Geca, Hajrullah Koliqi, Milot Cakaj, Mihane Salihu, Jeton Rexha, Naim Havolli, Ernest Luma e Fatban Bunjaku e kanë uruar Albin Kurti për pozitën e re.
“Prej vështirësisë së literaturës për studime e provime, deri tek organizimi i protestës së 1 Tetorit 1997 dhe të tjerave më pas. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë, kurse sot kemi një dëshirë të përbashkët: zhvillimin dhe forcimin e vendit tonë”.
“Janë 342 profesorë e studentë të cilët janë dëshmorë e martirë të luftës së fundit çlirimtare. Profesori Hajrullah Koliqi propozoi një Lapidar i cili do t’i nderonte ata. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do t’i marrë hapat e nevojshëm që kjo kërkesë të jetësohet në këtë vit”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/799375677228985/?type=3
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan