Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl.
Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës.
U bisedua për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe reformë në drejtësi. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për ecurinë e reformave të nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë. U bisedua edhe për situatën në rajon dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri dhe ambasadori shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve./arbresh.info/
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali