Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Kanadasë në Zagreb të Kroacisë, Alan Bowman.
Në një takim miqësor, Kryeministri Kurti ia prezantoi Ambasadorit Bowman prioritetet e Qeverisë së re duke e njoftuar atë fillimisht me zvogëlimin e numrit të ministrive në krahasim me qeveritë e kaluara, si dhe me zvogëlimin e pagave të kabinetit qeveritar si masa modeste në një vend të varfër si Kosova. Ai i përmendi prioritetet e Qeverisë me theks të veçantë te drejtësia me anë të luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe krijimi i vendeve të reja të punës me anë të investimeve në prodhim.
Ambasadori Bowman e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur dëshirën që Kosova të vazhdojë rrugën e zhvillimit ekonomik e politik, drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe integrimeve euroatlantike. Ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij që ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë./arbresh.info/

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...