Me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një drekë pune të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.
Diskutuan bashkë rreth zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimim Evropian dhe NATO./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...