Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Cécilia Maronnier, atashe e bashkëpunimit në Ambasadën Franceze në Kosovë, Florence Dobelle, shefe e rajonit për shërbim ekonomik, dhe znj. Mirela Mata, udhëheqëse e Misionit strategjik dhe operacional të AFD-së për Shqipëri dhe Kosovë.
Fushëveprimtaria e AFD-së në Ballkanin Perëndimor përqendrohet në katër prioritete kryesore: zgjidhje e qëndrueshme urbane, menaxhim i qëndrueshëm i territoreve dhe ruajtja e burimeve natyrore, mbështetje për tranzicionin e energjisë dhe modele të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike.
Sipas Hautbergue, deri në fund të vitit 2021, portfolio i investimeve nga AFD-ja në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të arrijë deri në 400 milionë euro. Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Francës, marrëveshje e cila e mundëson veprimtarinë e AFD-së edhe në Kosovë.
Kryeministri Kurti e falënderoi delegacionin për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Kosovën. Ai tha se dy shtyllat kryesore të programit qeveritar janë punësimi dhe drejtësia. Me delegacionin nga AFD-ja u diskutua edhe për fushat me interes të përbashkët, sikurse zhvillimi i sektorit privat, energjia e ripërtëritshme, modernizimi i infrastrukturës dhe përkrahja me ekspertizë të nivelit qendror dhe lokal qeverisës.

Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar