Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Rand Engel erdhi në Kosovë dhe themeloi organizatën ”Balkan Sunflowers Kosova” që për qëllim kishte ngritjen e qendrave të mësimit por edhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe programeve të trajnimit.
Në një takim evokues Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kujtoi punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Engel në Kosovë.
Ata kujtua takimin e parë para më shumë se dy dekadave në kohën kur Kryeministri sapo kishte dalur nga burgu dhe ishte në fillet e aktivizmit të tij politik. Kryeministri i shprehu mirënjohjen në veçanti për ngritjen e qendrave të mësimit që kanë ndihmuar fëmijët dhe grupet e margjinalizuara.
“Kur filluam pagesat për shtesat e nënave dhe fëmijëve të porsalindur, qendrat mësimore luajtën një rol vendimtar. Ato ofruan mbështetje për gratë të cilat nuk kishin qasje në internet duke ndihmuar ato të regjistroheshin për përfitimet e ofruara. Në mënyrë të ngjashme, kur shpallëm financimin e familjeve për blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore në fillim të vitit akademik 2023-2024, ishin qendrat e mësimit që ndihmuan familjet në nevojë për të iu qasur financimit”, tha Kryeministri.
Kryeministri i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën dhe kontributin e çmueshëm të z.Engel dhe Balkan Sunflower në nxënien e dijes te fëmijët dhe të të rinjtë dhe rritjen e aktivizmit në mesin e tyre.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen