Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim miqësor përfaqësuesit e punëtorëve të fabrikës “Ballkani” nga Suhareka, Sali Bytyqi, Elez Haxhiolli dhe Ali Biniqi. Në takim, Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Krasniqi.
Punëtorët e dikurshëm të fabrikës së njohur “Ballkani” falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj realizimit të së drejtës së punëtorëve për kompensimin financiar që iu takon sipas ligjit me rastin e privatizimit të ndërmarrjes. Po ashtu, ata shprehën indinjatën e thellë lidhur me shitjen e lirë të fabrikës, për vetëm 1.4 milionë, ku janë të përfshirë 17 hektarë tokë.
Të enjten e kësaj jave, në mbledhjen e 173-të të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpronësuar njësinë Damper për nevojat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, duke treguar kështu edhe rëndësinë e pronës publike e aseteve strategjike për dobi shtetërore. Nga ky shpronësim, të drejtën e tyre ligjore në kompensim do realizojnë 1354 familje./Arbresh.info




Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...