Raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimi i mëtejmë i tyre dhe i fqinjësisë së mirë, u diskutuan në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina të Forumit Ekonomik në Delfi.
Kryeministri Kurti tha se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj.
Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve kanë avancuar me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe nënshkrimin e 11 marrëveshjeve bilaterale vitin e kaluar, që e ngritën në 50 numrin e marrëveshjeve.
Dy kryeministrat folën edhe për nivelin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
Në takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, për koordinimin e politikave në fushën e sigurisë, atë të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
U theksua përkushtimi i dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Rëndësi e posaçme ju kushtua parandalimit të ndikimit të akterëve të jashtëm destabilizues në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë të Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. /arbresh.info/
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...