Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.
Sipas njoftimit, kryeministri dhe ministrja diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.
Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.
“Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë