Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Së bashku diskutuan mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian për çka kryeministri theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në zbatimin e reformave.
Tutje, shprehu dhe angazhimin e dëshmuar të Kosovës edhe në kuadër të Planit të Rritjes, si një mekanizëm që shtyn përpara integrimin e rajonit në BE, e prej së cilës Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro.
Në takim u diskutua dhe mbi aktualitetin politik dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info


“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...