Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.
Kryeministri Kurti vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në
Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it. Ai theksoi se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe falënderoi ambasadorin Angılı dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin.
Në takim u trajtua edhe për raportin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim u diskutua për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit, i cili pas forumit të parë që u mbajt në Stamboll në qershor të vitit 2024, këtë vit do të mund të organizohet në Prishtinë.
Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kryeministri e falënderoi ambasadorin për takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e Republikës së Turqisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...