Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Së bashku diskutuan për mënyrat e thellimit dhe fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit. Mbi këtë të fundit në fokus të diskutimit ishte ai me Odën Ekonomike Nordike dhe tërheqjen e investimeve suedeze në Kosovë. Kryeministri Kurti theksoi mundësitë, ofertën dhe potencialin që ofron vendi ynë për investitorë të huaj.
Gjithashtu diskutuan mbi aktualitetin politik në vend, gjersa kryeministri ka filluar konsultimet politike me partitë e komuniteteve joshumicë për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...