Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Ambasadorja Butel e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe për përmbylljen me sukses të procesit të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Republikës së Francës, Emannuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar.
Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, tha kryeministri Kurti.
Ambasadorja franceze dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë.
Në takim u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut të Kosovës me Serbinë./arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...