Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ftuar konferencë për media, për të dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”.
Kurti: Sikur sulmi të arrinte qëllimin, pasojat do të ishin marramendëse
Kurti thotë se ky sulm ndërlidhet me federatën ruse, pasi ajo po vepron njësojë në Ukrainë, shkruan Arbresh.info.
“Si në kontekstin kohor, ashtu edhe në atë të vet natyrës së aktit, ky sulm duket se ka ndërlidhje me sulmet masive ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës, me ç’rast sulme këto që ishin të orientuara pikërisht kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë”, tha Kurti.
“Një ditë para sulmit në Varagë të Zubin Potokut, me datë 28 nëntor, forcat ushtarake ruse sulmuan infrastrukturën kritike të energjisë ukrainase, duke lënë rreth 1 milion amvisëri pa energji elektrike në prag të stinës së dimrit. Qëllimi është që popullsia të vihet përfundi kushteve jetike, minimumit të ekzistencës. Në të njëjtën kohë kemi sulmin e komunës në Zveçant, në stacionin policor, e së fundmi edhe në Varagë”, përfundoi ai.
Ai tutje përmend edhe uniformat e konfiskuara nga Policia e Kosovës, të cilat i përkasin forcave ruse./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...