Kurti: Specialja imazh i keq për Kosovën

17:11 | 26 Qershor 2015
M. A.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e sotme, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur Kushtetutë të mirë, por edhe ndryshimet kushtetues vazhdonin të ishin të dëmshme.

Ai ka thënë se “një gjykatë e tillë do të ia nxijë Kosovës imazhin për krejt dekadën e ardhshme”.

“Më shumë e më shpesh po ndryshohet kushtetuta sesa secilido ligj në Kosovë. Kosova asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur kushtetutë të drejtë e të mirë. Ky kuvend duhet të debatojë se çfarë bëri e çfarë nuk bëri EULEX-i, si u zbuluan aferat korruptive në këtë strukturë dhe pastaj të flasim për themelimin e gjykatës”, tha Kurti.

“Si u bë si nuk u bë kjo gjykatë, Serbia do të shpifë për Kosovën e për luftëtarët e saj”.

“Gjykata nuk ka lidhje me proceset integruese. Ne nuk i ofrohemi Bashkimit Europian patëm e s’patëm dhoma speciale”.

“Këta politikanë nuk po nënshtrohen se është interesi i Kosovës, por për shkak të interesit vetjak që e kanë”, tha Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale