Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të i pret në takim kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Dy krerët opozitarë pranuan dje ftesën e Kurtit, për dallim nga ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e refuzoi atë.
Shefi i qeverisë ka ftuar krerët e partive opozitare për të biseduar pas takimit të mbajtur në Bruksel, më 18 gusht në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi pritet të filloj në ora 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, salla 301.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
I pari që pranoi ftesën e Kurtit, ishte Haradinaj, i cili theksoi se çështja e dialogut, për të gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake, derisa shtoi se për tema të interesit nacional nuk ka qeveri dhe opozitë.
Më pas ftesës iu përgjigj edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por sipas tij, çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, prandaj edhe do ta pranojë këtë ftesë.
Ndryshe nga dy krerët tjerë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk e sheh të nevojshme t’i shkojë në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi sipas tij, dialogu me Serbinë ka rrëshqitur në nivel teknik./arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin