Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve myslimane agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, shkruan Arbresh.info.
Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info/

FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...