Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të aktorit shqiptar Ali Oseku.
Kurti tha se Ali Oseku ishte një artist që e mbuloi jetën e vet me ngjyra.
“Ali Oseku, në fillesë të karrierës punoi si skenograf. Për skenografinë e operas Aida të Verdit u dënua dhe u dërgua të pësonte për disa vite vuajtjet në burgun e Spaçit. Në vijim atij iu ndalua ushtrimi i artit, por natyrisht talenti nuk mund të dënohet me vdekje”, ka shkruar Kurti.
Kurti shprehi ngushëllimet e tij familjes, kolegëve të tij artistë, studentëve të tij në breza.
“Kujtim i paharruar për artin e tij!”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028