Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media nga Podujeva, ku ka folur për hapat që do të ndërmerren drejt krijimit të Qeverisë së re.
Kurti ka bërë të ditur se përbërja e qeverisë së ardhshme do të ketë shumë prej emrave të prezantuar më herët nga ai dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, por se ato nuk do të jenë identike.
“Do të ketë shumë prej emrave që i kemi prezantuar unë dhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, por nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë”, ka deklaruar Kurti.
Ai theksoi se hapi i parë është konstituimi i Kuvendit, ndërsa menjëherë pas kësaj synohet formimi sa më i shpejtë i Qeverisë, shkran Indeksonline
“Ne po përgatitemi që së pari ta konstituojmë Kuvendin dhe sa më shpejt ta formojmë Qeverinë”, u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë foli edhe për obligimet ndërkombëtare, duke bërë të ditur se Kosova ka tre marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, si dhe një plan rritjeje me Bashkimin Evropian në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili duhet të miratohet sa më parë në Kuvendin e Republikës.
“I kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi Planin e Rritjes me BE-në në vlerë prej 882.6 milionë euro, që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvend”, ka përfunduar Kurti.
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen