Sot ka vdekur Zojë Prendi nga Gjakova, të cilës forcat serbe ia vrarë pesë djemtë në prill të 1999.
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për vdekjen e Zojë Prendit duke kujtuar edhe vrasjen e pesë djemëve të saj të cilët ishin ekzekutuar në masakrën e Mejës në Gjakovë.
“27 prilli i vitit 1999 ishte dita e fundit që Zojë Prendi do të shihte pesë djemtë e saj, Viktor, Sokol, Mark, Robert dhe Gjergj.
Ata ishin midis të paktën 377 civilëve shqiptarë të Kosovës të ekzekutuar nga policia dhe ushtria serbe në masakrën e Mejës. Sot nëna Zojë mbylli sytë përgjithmonë”, ka shkruar Kurti.
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...