Në 100-vjetorin e IKSHPK-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se shëndeti publik është gur themeli i një shoqërie në zhvillim. Ai tha se ky institut ka ndikim në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve tanë nga sëmundjet e ndryshme deri te vetëdijesimi për shëndetin dhe sigurimin e ujit ushqimit pa rrezik.
Kurti, duke folur për historikun e themelimit të këtij institucioni nga filantropi amerikan Rokfeller njëqind vjet më parë, i cili u quajt si Shërbimi Higjienikoepiedmiologjik në Pejë, vuri në pah aktivitetin e këtij shërbimi në përballje me sfidat e kohës, ngase, shtoi ai, situata e rëndë politike e sociale, doemos ka pasur prapa vetës edhe faturën e saj shëndetësore e epidemiologjike.
“Me ngjalljen e jetës sonë në liri rifilloi puna e institucioneve shëndetësore e edhe puna e institutit me emër e organizim të denjë për një shtet, i cili për më pak se një dekadë (pas luftës) do të bëhej i pavarur”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se ky institut gjatë kësaj kohe nxori kuadro të shquara që vendosën themelet e shërbimeve të epidemiologjisë, mjekësisë sociale, mikrobiologjisë, ekologjisë humane statistikave, etj.
“Shëndeti publik është gur themeli i një shoqërie në zhvillim. Ai përfshin jo vetëm parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, por edhe promovimin e një stili jetese të shëndetshme, uljen e pabarazive shëndetësore dhe sigurimin e qasjes në kujdesin shëndetësor, cilësor për të gjithë”, tha Kurti.
Ai vuri në dukje se ky institut “ka ndikim në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve tanë që nga çrrënjosja dhe eliminimi i disa sëmundjeve ngjitëse, ulja e përhapjes së sëmundjeve në përgjithësi dhe vdekshmërisë deri te vetëdijesimi për shëndetin dhe sigurimin e ujit ushqimit pa rrezik”. /rtk
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë