Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës me ministren e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Barebock, tha se ndihma e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e nevojshme sesa tani.
I pari i qeverisë tha se u dëshmua që lufta hibride nuk është zëvendësim për luftën, por është fazë përgatitore për të.
“Pra, ajo që është luftë hibride rrezikon kollaj të bëhet luftë. Edhe në Ballkanin Perëndimor ka luftë hibride të udhëhequr nga Federata Ruse duke mos harruar që ata e kanë qendrën humanitare në Nish, dhe Sputink-u qendrën regjionale në Ballkan, e ka në Beograd”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Kurti tha se Kosova nuk frikësohet, por duhet të jenë kujdesshëm, meqë siç e quajti ai, presidenti despotik, Putin, dikur e përmendte Kosovën një herë në muaj, tash po e përmend disa herë në javë, duke krijuar kështu, sipas tij, analogji të paqena, vetëm që ta arsyetoj imperializmin rus.
“Pra, është e rëndësishme që ta kuptojmë se nuk është në rrezik vetëm Ukraina, dhe tashmë në Kremlin e kemi një lider të luftës që nuk do paqe, e që do të përdor çdo dobësi për hegjemoninë e tij”, ka thënë Kurti.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje