Kryetari i VV’së, Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbë që kreu krime kundër njerëzimit në Kosovë.
Kurti ka kujtuar liderin gjerman, Willy Brandt që u përul para memorialit të viktimave të Nazistëve në kryeqytetin e Polonisë.
“Pesëdhjetë vjet më parë Willy Brandt-i, figura më e shquar e socialdemokracisë gjermane, u përgjunj në Varshavë, para memorialit të viktimave të Gjermanisë Naziste, të masakruara në geton e Varshavës në 1943. Ai nuk shtoi fjalë, viktimat nuk kanë nevojë për fjalë, e nuk e tha asnjë “por”, sepse pranimi i përgjegjësisë nuk bëhet duke i ikur fajit. E kujtojmë me respekt të thellë atë gjest të tijin, sepse duhet marrë si model e shembull prej atyre politikanëve të cilët në fund të shekullit XX deshën të përsërisin modelin e Gjermanisë naziste, në përmasa ballkanike.”
“Ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive.”, shkruan ai.
“Pa gjyqin e Nurembergut e pa përgjunjen e Willy Brandt-it, pajtimi evropian me Gjermaninë e pasluftës, nuk do të ndodhte kurrë. Dënimi i rreptë i kriminelëve, dhe pendimi i thellë e reflektimi pranues mbi fajet e veta, që erdhi prej politikanëve, akademikëve, artistëve, historianëve dhe mbarë popullit gjerman, i dhuroi Evropës paqen e zhvillimin, e Gjermaninë e çliroi prej së shkuarës dhe e bëri vend model për demokracinë dhe zhvillimin. Evropa me këmbëngulje duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam vërtet që Ballkani të ecë drejt Evropës, e të mos kemi gjithnjë ankthin dhe pasigurinë e së ardhmes”, shton Kurti.
Në 27 vjetorin e vrasjes, Kurti vizitë te shtëpia e Latif Be...
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...