Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer nga Shkupi, për të mbajtur një konferencë për media pas sulmeve të mbrëmshme në Qendrat e Regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan, shkruan arbresh.info.
Kurti i quajti të qëllimshme sulmet e mbrëmshme dhe të inkurajuara direkt nga Serbia.
“Djegia e Qendrës për Regjistrime e automjeteve në Zubin Potok në ora 1:00 pas mes nate nuk ka qenë zjarr aksidental por zjarr-vënie e qëllimshme. Edhe në qendrën e regjistrimeve në Zveçan janë hedhur nga dritarja brenda zyrës dy bomba dore që fatmirësisht nuk kanë eksploduar, hetimet policore do ti zbardhin policia. Dy sulmet sot vinë pas deklaratave nxitëse nga Beogradi dhe mbështetjes së tyre për bllokimin e rrugëve që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia qartazi donë ta militarizojë dhe eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe fluturakët e saj si helikopter e avion të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve dhe provokimeve ku përdorën qytetarë të Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar. Konflikt ky i cili rrezikon të marr përmasa rajonale. Ftesës së Brukselit për bisedime ne i jemi përgjigjur pozitivisht. Kemi treguar gatishmëri dhe interesimin tonë për dialog”, tha Kurti.
Tutje kryeministri Kurti tha se Serbia ka refuzuar të bisedojë, kështu ka inkurajuar grupet kriminale për bllokada dhe sulme që u bënë sot.
“Presidenti i Serbisë ka refuzuar dhe në vend të dialogut ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale në veri të vendit, prandaj provokimet e tilla, bllokadat e krijuara përfshirë edhe veprimet kriminale të sotme me elemente terroriste janë të tilla sepse krimi tensioni, kontrabanda ka qenë e vetmja formë e vetmja formë e mbijetesës për ta”, u shpreh Kurti./arbresh.info/


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit