Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së e njoftuan kryeministrin lidhur me përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitje me trupat e saj ushtarake.
Gjithashtu, ata njoftuan kryeministrin edhe me procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti shprehu zotimin që sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, FSK-ja do të mbetet prioritet edhe në vitet pasuese.
Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirë-trajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global./arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...