Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook për konferencat e shumta që presidenti Hashim Thaçi i ka mbajtur së fundmi. “Çlirimi i Kosovës Lindore me konferenca shtypi?”, kështu është drejtuar, Kurti.
Ai ka cituar një deklaratë të Thaçit, dhënë para dy jave në një nga konferencat për media, dukë thënë se Thaçi po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.
“Nuk dua të tingëllojë aspak pesimist, por më duhet të theksoj, për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike, unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi historike. Por nuk mund të them se fatin e njëjtë do ta kenë shumë të tjerë të cilët pa asnjë argument qoftë politik, qoftë historik hezitojnë të radhiten në anën e së drejtës”, kishte thënë Thaçi.
“Kështu pat deklaruar Presidenti Thaçi në konferencën për medie para dy javëve. Pra, ai tashmë e ka menduar se kë dhe si do ta fajësojë pas dështimit. Më të hollësishëm e ka planin për shpërndarje faji pas dështimit sesa vetë propozimin për ‘korrigjim të kufirit’. Është përgatitur mirë ky President, që të dështojë. Zaten s’ka mundur ndryshe: lufta e UÇPMB-së nuk mjaftoi për të na e çliruar e bashkuar Kosovën Lindore kurse Presidenti do që ta arrijë këtë me konferenca shtypi”, ka shkruar Kurti.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...