Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ku ka paralajmëruar se është duke shkuar në qytetin e Gjakovës.
Ai bashkangjitur me videon, ka shkruar se “Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit”.
“Nga Konferenca “Diaspora Flet” e cila nisi dje e vazhdon edhe nesër, organizuar nga “Germin” në mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tash jam rrugës për në Gjakovë e mandej për në Krushë të Madhe. Në ditën e dytë të kësaj konference unë prezantova politikat e Qeverisë për Mërgatën tonë nga votimi në Ambasada e Konsullata, termësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve…”, ka thënë Kurti në videon e publikuar në Instagram.
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...