300 anëtarë të rijnë i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dje në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij subjekti politik, teksa kryetari i LVV-s njëherësh kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me anëtarët e rinj, përcjell Arbresh.info.
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kurti.
“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit”, tha kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar.
“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku’, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë