Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, mirëpriti delegacionin e shoqatës “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” (Albanian Engineers of Switzerland), të udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Gashi.
Gashi, tha se 70 anëtarët, si inxhinierë që mbulojnë industri të ndryshme, janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Falënderues për vizitën dhe për gatishmërinë, kryeministri Kurti theksoi ndër të tjerash rëndësinë e arsimit dual, bazuar në modelin e Zvicrës, dhe përkushtimin e Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran dhe për të fuqizuar ndërmarrjet publike.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë ditës, Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të bashkëpunuar në fushat e arsimit dual, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave, hekurudhave dhe zhvillimin e Trepçës.
Delegacioni i bashkatdhetarëve ka dëgjuar gjithashtu prezantimet e ndërmarrjeve Trepça, Infrakos dhe Trainkos për t’u njohur me projektet konkrete që priten të realizohen.
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” është organizata e parë profesionale e diasporës sonë në atë vend./arbresh.info/




Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...