Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
U bisedua për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin dhe aftësimin profesional, në shërbim të rritjes së punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës. U theksua rritja ekonomike prej 4,9% në tremujorin e parë të këtij viti, si tregues shtesë, që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.
Gjatë takimit u fol edhe për reformat në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.
Duke vlerësuar përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për rritje të bashkëpunimit. Ai e falënderoi z.Dietz për marrëveshjen e re bilaterale dhe memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut, që parasheh përkrahje financiare për Kosovën. /arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...