Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore ) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm, thuhet në komunikatën për media.
Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit./arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...